BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Bota

Analiza/ A mund të arrestohet presidenti rus Vladimir Putin?

Analiza/ A mund të arrestohet presidenti rus Vladimir Putin?

Pas më shumë se një viti zemërimi ndërkombëtar ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe mizorive tronditëse, tashmë ka një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi sot akuzat e ngritura kundër Putinit dhe zyrtares ruse Maria Lvova-Belova në lidhje me një skemë të supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi.

Prej kohësh ka pasur thirrje që gjykata të ngrejë akuza kundër Putinit. Ajo ka hetuar akuzat për krime lufte në Ukrainë që kur Rusia pushtoi për herë të parë një pjesë të vendit në vitin 2014. Këto thirrje u intensifikuan me pushtimin e gjithanshëm vitin e kaluar.

Karim Khan, kryeprokurori i ICC-së (Gjykata Ndërkombëtare Penale), ka folur për përpjekjet e tij dhe nevojën për të ndërtuar në mënyrë metodike çështjet me prova. Thënë kështu, gjasat që presidenti i Rusisë të shohë ndonjëherë fizikisht brendësinë e një sallë gjyqi për sa kohë që ai të jetë në pushtet në Rusi duket përtej të paktave.

Por çfarë është një krim lufte?

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka përkufizime specifike për gjenocidin, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e agresionit. Khan tha se mund të ketë sulme të justifikuara në zonat civile nëse ato përdoren për të kryer sulme. Por edhe atëherë, tha ai, sulmet në zonat civile nuk mund të jenë joproporcionale. Ekziston një metodë e mbledhjes së provave nga dëshmitë, imazhet satelitore dhe gjetkë për të përballuar barrën e provës.

Çfarë është Gjykata Ndërkombëtare Penale?

E vendosur në Hagë, Holandë, dhe e krijuar nga një traktat i quajtur 'Statuti i Romës' i paraqitur për herë të parë përpara Kombeve të Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare Penale funksionon në mënyrë të pavarur.

Kush mund të gjykohet nga gjykata?

Kushdo që akuzohet për një krim në juridiksionin e gjykatës, mund të gjykohet. Gjykata gjykon njerëz, jo vende, dhe fokusohet tek ata që mbajnë përgjegjësinë më të madhe: liderët dhe zyrtarët. Ukraina nuk është anëtare e gjykatës, por e ka pranuar më parë juridiksionin e saj. Prandaj, Putin ka të drejtë të paditet nga gjykata për urdhërimin e krimeve të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, GJNP nuk kryen gjykime në mungesë, kështu që Putin ose do të duhej të dorëzohej nga Rusia ose të arrestohet jashtë Rusisë. Kjo duket e pamundur për sa kohë që Putin është në pushtet.

Çfarë krimesh trajton gjykata?

GJNP-ja është menduar të jetë një gjykatë e “zgjidhjes së fundit” dhe nuk ka për qëllim të zëvendësojë sistemin e drejtësisë të një vendi. Gjykata, e cila ka 18 gjyqtarë që shërbejnë për 9 vjet, gjykojnë katër lloje krimesh: gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime agresioni dhe krime lufte.

Si i drejton GJNP-ja procedimet?

Procedurat gjyqësore mund të zhvillohen në një nga dy mënyrat: Ose një qeveri kombëtare ose Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund t'i referojë rastet për hetim. Rusia, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka të drejtën e vetos mbi veprimet e këshillit. Ishin kërkesat e 39 qeverive, shumica e tyre evropiane, ato që nisën hetimin ndaj Putin.

Sa kohë zgjasin këto hetime?

Nëse drejtësia në përgjithësi ecën ngadalë, drejtësia ndërkombëtare mezi lëviz. Hetimet në ICC zgjasin shumë vite. Vetëm një pjesë e vogël e dënimeve janë fituar ndonjëherë. 

Si do të ndikonte një rast ICC në konflikt?

“Për mirë apo për keq, hetimi i ICC-së mund të ndikojë në hapësirën diplomatike për negociata,”- tha Goodman, duke argumentuar se Putini dhe rusët e tjerë mund të mos duan të rrezikojnë arrestimin nëse udhëtojnë jashtë vendit për të negociuar.

"Rusët mund të kuptojnë se kjo është një tjetër arsye pse Putini nuk mund t'i shërbejë më vendit të tyre,"-tha Goodman.

Çfarë ndodhi para GJNP-së?

Gjyqe të mëparshme për krime lufte trajtuan autokratin serb Slobodan Millosheviç dhe për gjenocidin e Ruandës.

Pse SHBA dhe Rusia nuk janë anëtarë të ICC?

Si SHBA ashtu edhe Rusia janë nënshkruese të traktatit që krijoi gjykatën – që do të thotë se liderët e tyre e nënshkruan – por asnjëra nuk është anëtare. Rusia u tërhoq nga gjykata në vitin 2016, ditë pasi një raport i ICC-së publikoi në CNN, atë që u cilësua si një "vendim dënues" lidhur me pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014. Në atë kohë, Franca kishte akuzuar gjithashtu Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Siri./ CNN

Më të lexuarat