Arusha polare kockë e lëkurë e dokumentuar në verë teksa hante mbeturina në rrugët e një qyteti verior rus, rreth 1000 milje larg territorit të saj natyral, është rikuperuar plotësisht tashmë pasi u trajtua në një kopsht zoologjik.
Imazhet e arushës femër që vuante nga 'kequshqyerje ekstreme' bënë xhiron e botës disa muaj më teksa ushqehej në mbeturinat e Norilsk, por tashmë arusha që është pagëzuar Marta ka shtuar 50 kg me dietën e mishit, peshkut e zogjve. Ajo u rikuperua në kopshtin zoologjik të Krasnoyarsk dhe është mjaft e lumtur teksa ka dhe pishinë personale.
Një zëdhënës i kopshtit zoologjik Royev Ruchei tha: 'Katër muaj më parë veterinerët po përpiqeshin t’i shpëtonin jetën. Ndërsa sot ajo peshon 150kg dhe ndjehet shumë më mirë”.
Ende nuk është marrë vendimi nëse do të mbetet në kopsht apo do të lëshohet në botën e egër, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja që arusha kishte udhëtuar aq larg nga zona e saj natyrale e bregut Arktik, dhe të paktën 335 milje brenda territorit tokësor, gjë që këto kafshë nuk e bëjnë.
Një nga teoritë është se mund të jetë rritur e kapur nga gjuetarët kur ishte këlysh dhe më par është arratisur, pasi dhe në kopshtin zoologjik e pranoi pa probleme jetën në kafaz.