
Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane


Muza e piktorit Pikaso, Françoise Gillot, ndërron jetë në moshë 101 vjeçare.
Gillot vdiq në një spital në Manhattan, vdekja e saj u konfirmua për New York Times nga vajza e saj, e cila tha se artistja franceze kishte luftuar me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.
Piktorja franceze Françoise Gillot ishte për më shumë se një dekadë, muza dhe shoqëruesja e Pablo Picasso-s. Fotografia e tyre duke ecur të lumtur në rërë në vitin 1948 është shumë e famshme.
Por në të njëjtën kohë Gillot njihet si gruaja e vetme që e la. Për të është shkruar një libër me titullin “Gruaja që tha jo” nga Malte Herwig dhe i referohet jetës së saj.
E lindur në një familje të pasur pariziane, Gilot ishte një piktore kur takoi Picasso-n, i cili ishte 40 vjet më i madh se ajo. Ata u njohen në një restorant francez kur ajo ishte 21 vjeçe dhe 10 vjet më vonë, ajo e la atë. Ata kishin dy fëmijë së bashku, Paloma dhe Claude.
“Ai e njohu kur ishte 21 vjeçe. Gillot e joshi Pikason me vrullin e rinisë, por edhe me shkëndijën e shpirtit të saj. E pastër dhe e virgjër, ajo ishte një kanavacë bosh për të,” kështu e përshkruan shkrimtarja Malte Hervig takimin e tyre të parë.
Artistja dinamike, kishte thënë se Picasso ishte një forcë vullkanike e natyrës, “Kështu kemi lindur dy fëmijët tanë, Paloma, e cila është një stiliste e famshme. Dhe Klodi, i cili është njëlloj si babai i tij”.
Në autobiografinë e saj “Jeta me Pikason” Gillot shkroi se “kuptova se ai jetonte në një botë të mbyllur për veten e tij dhe se, për rrjedhojë, të vetmisë së tij, doja të eksploroja vetminë time. Shpejt kuptova se thelbi i problemit ishte se me Pikason duhet të ketë gjithmonë një fitues dhe një humbës. Nuk mund të kënaqesha me të qenit fituese dhe nuk mendoj se kushdo që është i pjekur emocionalisht mund të jetë i kënaqur me këtë. Dhe as duke u mposhtur nuk kishte asgjë për të fituar, sepse me Pikason në momentin që u mposhtje, humbje çdo interes. Meqenëse e doja, nuk kisha vend për të humbur. Çfarë mund të bëhet përballë një dileme të tillë?”
Françoise Gillot ndahet me Picasso në vitin 1953. Picasso i kushton asaj pikturën Busti i një gruaje, e cila mund të shihet në muzeun Martin Gropius Bau në Berlin, Gjermani. Ndarja e tyre shënon fillimin e një periudhe të re artistike për të dy.
Më të lexuarat


Një i vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Britania merr masat më të rrepta kundër pirjes së duhanit, ja vendimi që pritet të merret

Ekspertët ngrenë alarmin: 98% e evropianëve thithin ajër toksik

Trajtimi mizor i emigrantëve, Papa Françesku thirrje për reflektim: S’mund të heqim dorë nga të qenit njerëzor

Presidenti kinez, Xi Jinping i bën thirrje Perëndimit të heqë sanksionet kundër Sirisë

Bisedimet Mitsotakis-Erdogan, pritet një marrëveshje imigracioni me Turqinë, çfarë do të bëjë BE

E pazakontë/ Nga e diela qytetarët e këtij vendi do të lëvizin falas me autobus

Rusia godet me raketë rajonin qendror të Ukrainës

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Kryeministri i Polonisë kapet me Zelenskin: Mos i ofendo më polakët

I shtruar prej javësh në spital, ndërron jetë ish-Presidenti italian Giorgio Napolitano
