Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz duket se do të rikthehet në pushtet katër muaj pasi një regjistrim i qëllimshëm video rrëzoi koalicionin me të djathtën radikale.
Partia e Popullit (ÖVP) e Kurz pritet të fitojë shumicën e 6.4 milionë votave austriake të dielën por gjithsesi mund të detyrohet të formojë aleanca të detyruara pas skandalit që rikonfiguroi skenën politike të vendit alpin.
Prej qershorit Austria nga qeveria e përkohshme e avokates kushtetuese Brigitte Bierlein, pasi Kurz u bë kancelari i parë në historinë moderne të vendit që shkarkohet me votë mosbesimi.
33-vjecari u largua pasi zv. kancelari i tij, kryetar i të djathtës radikale FPÖ, Heinz-Christian Strache, ofronte në video kontrata publike në këmbim të mbështetjes për fushatë.
Strache është dorëhequr dhe nga posti i kryetarit të partisë, dhe tashmë FPO shkon në zgjedhje e drejtuar nga ish-ministri i brendshëm Herbert Kickl and Norbert Hofer.