BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Bota

Putin i frikësuar edhe pas vdekjes së Navalny-t? Ja çfarë thotë nëna e disidentit të Kremlinit

Putin i frikësuar edhe pas vdekjes së Navalny-t? Ja çfarë

Bashkëpunëtorët e politikanit të ndjerë opozitar, Aleksei Navalny, thanë se nuk po mund të gjejnë një vend në kryeqytetin rus për të organizuar një ceremoni publike të lamtumirës për kritikun e Kremlinit, pasi nëna e tij tha se është shantazhuar nga zyrtarët që të mbajë të fshehtë një ceremoni të lamtumirës për të birin.

“Ne kemi thirrur shumicën e agjencive private dhe shtetërore të funeraleve, entitetet komerciale dhe ato që organizojnë ceremoni të lamtumirës. Disa thanë se i kanë të zëna vendet, të tjerët refuzuan të flisnin pasi dëgjonin emrin e Navalnyt”, tha zëdhënësja Kyra Yarmysh përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

“Në një vend na thanë direkt që janë urdhëruar që të mos bashkëpunojnë me ne”, shtoi ajo, një ditë pasi publikoi një postim ku thuhej se ekipi i Navalnyt po kërkonte një vend për të organizuar një ceremoni publike të lamtumirës të premten.
Familjarët e Navalnyt ende nuk kanë konfirmuar detaje për ceremoninë e lamtumirës dhe funeralin për kritikun e Kremlinit.

Më 26 shkurt, në kanalin Baza në Telegram, duke cituar burime të paidentifikuara u tha se në varrezën Borisovskoje në Moskë, punëtorët kishin nisur përgatitjet për varrosjen e Navalnyt gjatë natës, duke shtuar se data preliminare për këtë ceremoni ishte caktuar 29 shkurti.

Disa kanale në Telegram kanë përmendur vende të mundshme ku Navalny mund të varroset dhe që të gjitha varrezat e përmendura ishin në Moskë.

Trupi i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij, Lyudmila Navalnaya më 24 shkurt, më shumë se një javë pasi ai vdiq në rrethana të dyshimta në një burg në Arktik. Ende nuk është bërë publike shkaku i vdekjes së 47-vjeçarit.

Para se t’ia dorëzonin trupin e të birit, nëna e tij tha se autoritetet kishin vendosur kushte se ku, kur dhe si do të varrosej Navalny, duke shtuar se autoritetet dëshironin që ceremonia të ishte e fshehtë.Qindra rusë janë arrestuar gjatë homazheve për Navalnyn në mbarë Rusinë.

Familjarët e Navalnyt, bashkëpunëtorët e tij dhe zyrtarët perëndimorë kanë fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e tij. Zyrtarët rusë kanë hedhur poshtë këto akuza.

Navalny vdiq derisa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim nën akuza që përfshinin ekstremizëm. Ai, mbështetësit e tij, zyrtarët perëndimorë dhe organizatat për të drejtat e njeriut i kishin cilësuar akuzat si të motivuara politikisht./REL