
Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj rivalit të Ervis Martinaj ku mbeti e vrarë banakierja në "Don Bosko" (emri)

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e zgjedhjes së kryetarit të PD-së

Beteja për Bakhmutin vendos rezultatin e luftës, Zelensky: Nëse humbim aty, do të bëjmë kompromis me Rusinë

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Mars 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nëse Rusia përparon në betejën në Bakhmut dhe arrin ta marrë atë, do të detyrohet të bëjë kompromis me Rusinë. Zelensky tha se nëse qyteti lindor do të binte në duart e forcave ruse pas një beteje të zgjatur, presidenti Vladimir Putin do t'ia shiste këtë fitore Perëndimit, shoqërisë së tij, Kinës, Iranit, siç raporton The Guardian. "Shoqëria jonë do të ndihet e lodhur. Shoqëria jonë do të më shtyjë të bëj kompromis me ta," tha ai duke shtuar se një humbje kudo në këtë fazë të luftës mund të ta çojë në disavantazh Ukrainën. Nga ana tjetër, kreu i grupit rus “Wagner”, Prigozhin ka deklaruar se luftimet për marrjen në kontroll të Bakhmut dëmtuan rëndë forcat ushtarake të grupit. “Beteja për Bakhmut për fat të keq, ka dëmtuar rëndë edhe grupin ushtarak Wagner”, tha Prigozhin.Deklarata e tij vjen pas raportimeve se rojet kufitare ukrainase shkatërruan një "strehim" të mercenarëve të grupit Wagner në këtë qytet, nga ku sulmonin pozicionet e forcave ukrainase. Ndërtesa, e vendosur në një nga rrethet e qytetit, u sulmua me granatahedhës nga rojet kufitare, së bashku me personelin ushtarak. Beteja gjashtëmujore për qytetin ukrainas Bakhmut ka qenë beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e luftës deri më tani. Një qytet pak i njohur përpara agresionit të Rusisë, Bakhmuti është bërë simbol i qëndresës dhe këmbënguljes së vendit përballë sulmit të Kremlinit. Udhëheqja ukrainase është zotuar vazhdimisht për mbrojtjen e qytetit, por disa ekspertë kanë paralajmëruar se kjo mund të jetë shumë e rrezikshme dhe e kushtueshme. Ata thonë se Ukraina e ka kthyer Bakhmutin në një “makineri që po ha” forcat më të afta të Rusisë.
Më të lexuarat


Video tronditëse/ Gazetares i bie të fikët në mes të emisionit live, panik në studio

Tërmeti i fuqishëm shkund këtë vend, ja sa ishte magnituda

Papa Françesku shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni të rëndë

Tre këshilla nga Baba Vanga që mund t’ju sjellin para dhe lumturi në shtëpinë tuaja

Ushtria “fantazmë” shqetëson Moskën, zbulohet pazari i fshehtë i Zelenskyt me Perëndimin, ja “kali i Trojës” që ka futur Ukraina brenda territorit armik

Ndërron jetë në burg agjenti i FBI që mbajti me informacione “top sekrete” rusët për 20 vjet, kush ishte spiuni që tradhtoi SHBA, ja puna e rreme që e futi në “kurth” dhe e çoi pas hekurave

Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për vitin 2023: Një fatkeqësi bërthamore do shkatërrojë Tokën

Përgjaket ceremonia e diplomimit / Sulm me armë zjarri në një universitet, raportohet për 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Shkatërrimi i digës së Ukrainës, OKB paralajmëron pasoja të rënda

E frikshme/ Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, raportohet për 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (Video)
