Sot kanë bërë betimin në Egjipt, pjesëtarët e qeverisë së përkohshme. Kjo qeveri e udhëhequr nga kryeministri Hazem el-Beblawi është e para që kur ushtria hoqi nga pushteti presidentin islamik Muhammed Morsi, në datën 3 korrik. Pavarësisht protestave në rrugë kundër rrëzimit të Morsit nga pushteti, ceremonia u mbajt në Kajro.
Shefi i armatës, Abdel Fattah al-Sisi, arkitekti i rrëzimit të Morsit nga pushteti, është betuar si zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mbrojtjes. Nabil Fahmy, ambasadori i Egjiptit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1999 deri më 2008, është caktuar në pozitën e Ministrit të Jashtëm. Udhëheqësi i kompanisë shtetërore të naftës, Ganope, Sherif Ismail, është zgjedhur ministër i naftës. Politikani kristian, Mounir Fakhry Abdel Nour, është zgjedhur Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.