Një 54 vjeçar është vënë në pranga në Milano të Italisë, nën akuzën e abuzimeve seksuale ndaj nipit të gruas.
Djali në fjalë, për dhjetë vite me radhë, që kur kishte qenë tetë vjeç ishte abuzuar seksualisht në mënyrë sistematike nga i afërmi i tij.
Pas këtyre akteve, 54 vjeçari e kërcënonte djalin për të mos treguar të vërtetën, ndonëse ai kur mbushi 18 vjeç vendosi ta denoncojë në polici. Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është një punëtor i rregullt.