Sipas një studimi të ri, të konsumosh birrë brenda normave të lejuara, të bën mirë për zemrën, arteriet dhe qarkullimin e gjakut. Shkencëtarët grekë të Universitetit Harokopio, kanë zhvilluar një studim, i cili është publikuar në revistën Nutrition.
Ata kanë arritur në përfundimin se të pish birrë, përmirëson gjendjen e enëve të gjakut rreth zemrës. Në pak orë, arteriet bëhen më fleksibël dhe përmirësohet fluksi i gjakut.
Studimi në fjalë është kryer mbi 17 persona të rritur dhe sasia që duhet të konsumoni për të përfituar prej këtyre efekteve është rreth gjysmë litri.