Presidenti Emmanuel Macron u kërkoi shkollave franceze të mbajnë këtë javë një orë diskutim mbi racizmin dhe antisemitizmin, pas dhunimit të një adoleshenteje hebreje në një periferi të Parisit, që ka ndezur atmosferën në prag të zgjedhjeve.
Ngjarja u komentua edhe nga kryeministri Gabriel Attal, në një intervistë televizive.
“Ajo që ndodhi ishte tërësisht e neveritshme dhe e papranueshme. Natyrisht, mendimet e mia janë me këtë vajzë të re, familjen, miqtë dhe të dashurit e saj. Autorët janë identifikuar dhe arrestuar, ata janë në arrest dhe dënimi i tyre do të jetë shumë i ashpër dhe i paapelueshëm. Dhe mund të them këtë: u bëj thirrje liderëve politike që të ngrenë barriera rreth çështjes së anti-semitizmit. Mjet me retorikën banale, mjaft me komentet që tolerohen e që krijojnë një klimë në vend, të cilën do ta konsideroja fatale. Fatkeqësisht, që prej 7 tetorit, anti-semitizmi në vendin tonë është rritur sërish”, deklaroi kryeministri Attal.
Tre adoleshentë u arrestuan më herët gjatë javës pas denoncimit të vajzës 12-vjecare, për dhunim në perëndim të Parisit.