BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Bota

"Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë", REL analizë mbi goditjen e Izraelit: Një sulm i pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar

"Dronët iranianë mund të bëjnë

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin e dronëve të përdorur në sulmin e 13 prillit, sipas mediave shtetërore iraniane, kanë qenë dronët iranainë Shahed-136 dhe Shahed-131. Këta dronë vetëvrasës janë përdorur prej grupeve militantëve pro Iranit, në Lindje të Mesme. Teherani është akuzuar edhe për dërgimin e tyre në Rusi, që ajo më pas t’i përdorë në luftën në Ukrainë.

A janë dronët efektivë?

Dronët vetëvrasës Shahed-136 dhe Shahed-131, janë të lirë, mirëpo efikas, sipas ekspertëve. Për shkak të pajisjeve që përdoren për krijimin e tyre, dhe zhurmës që lëshojnë kur nisin fluturimin, ata njihen me emra tallës si “kositëset e lëndinave” apo “motoçikleta”. Megjithatë, këta dronë që ngjiten në lartësi të ulëta dhe shkatërrohen kur të prekin cakun, kanë dalë të jenë efektivë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë të çmimit.

“Ata mund të bëjnë gërvishtje kur të nisen”, ka thënë Samuel Bendett prej Qendrës për Analiza Detare, me bazë në Virgjinia.

John Krzyzaniak, hulumtues në Projektin Uiskonsin për Kontrollin e Armëve Bërthamore, ka thënë se dronët iranianë, sikurse Shahed-136, “mund të bëjnë kërdi” nëse lëshohen të shumtë në numër. Shkalla e tyre operacionale dallon, mirëpo Irani deklaron se dronët Shahed-136 mund të udhëtojnë deri në 2.500 kilometra.

Sa larg mund të arrijnë?

Shkalla e tyre operacionale dallon, mirëpo Irani deklaron se dronët Shahed-136 mund të udhëtojnë deri në 2.500 kilometra. Kjo e ka vënë Izraelin, që gjendet rreth 1.000 kilometra larg Iranit, brenda rrezes së sulmit. Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur rreth 170 dronë, dhe të gjithë janë rrëzuar. Modeli tjetër më i vogël dhe më i vjetër Shahed-131, vlerësohet se mund të udhëtojë në deri 900 kilometra.

I lansuar më 2021, Shahed-136 mund të fluturojë në shpejtësi maksimale në 185 kilometra në orë, duke e bërë të cenueshëm ndaj vëzhgimit. Edhe pesha që mund të mbajë – rreth 50 kilogramë – e bën më të kufizuar.

A ka Irani dronë tjerë?

Irani është bërë i njohur së fundi për prodhim të dronëve. Ai prodhon edhe dronët luftarakë më të avancuar, përfshirë Mohajer-6, si dhe Shahed-129 dhe Shahed-191. jeremy Binnie, specialist i Lindjes së Mesme në fushën e mbrojtjes, e ka përshkruar Shahed-129 si “dronë mbikëqyrjeje dhe sulmi me qëndrueshmëri të gjatë”.

Droni Mohajer-6 mund të kryejë sulme në rreze prej 200 kilometash. Ky dron, sipas Binniet përdoret për “të depërtuar thellë në zonat e mbrojtura mirë”. Më 2022, Irani e ka themeluar një fabrikë dronësh për dronët sulmues Ababil-2 në Taxhikistan, fabrikën e parë të tillë të Teheranit jashtë shtetit.

Kush tjetër përdor dronët iranianë?

Irani është duke përdorur secilën herë e më shumë dronët e vet jashtë kufijve. Ekspertët besojnë se Teherani i ka përdorur ata për operacione të sabotimit, zbulimit dhe sulmit në rajon. Irani i ka furnizuar me dronë edhe rrjetet e veta në Lindje të Mesme, përfshirë grupet militante në Irak, Siri dhe Jemen.

Rebelët Huthi në Jemen pretendojnë se kanë lansuar dronë kundër Izraelit në muajt e fundit. Milicitë pro Iranit në Irak dhe Siri, ndërkohë, kanë lansuar sulme me dronë kundër forcave amerikane. Analistët kanë thënë se dronët i kanë bërë këto grupe më të paparashikueshme. Irani është akuzuar për dërgim të mijëra dronëve Shahed-129 dhe Shahed-191 në Rusi, duke forcuar fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë. Teherani dhe Moska i hedhin poshtë këto supozime.

Droni Shahed-136 (Geran-2)

Një lloj droni vetëvrasës, i prodhuar nga Irani, është importuar në Rusi për përdorim në luftën në Ukrainë. Sipas emërtimit të ri, droni njihet si "Geran-2," apo Geranium-2. Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar vazhdimisht Teheranin se e ka furnizuar Rusinë me dronë Shahed-136 për të shkatërruar infrastrukturën civile në Ukrainë.

Ka të dhëna që dronët iranianë janë ribrenduar si dronë rusë Geran-2 për t’u përdorur në fushëbetejë. Republika islamike është akuzuar se ia ka shituar dronët luftarakë edhe ushtrisë në Sudan, vend i përfshirë në një luftë civile shkatërruese.