Duket se historitë e filmave kanë në esencë diçka reale, pasi një gjë e tillë është pasqyruar dhe në jetën e një australiani, i cili pasi u zgjua nga koma nisi të flasë gjuhën kineze. Ben McMahon, tashmë është në gjendje që të flasë në mënyrë të rrjedhshme gjuhën kineze, madje edhe në terma jashtë sferës së gjërave të përditshme e që kanë nevojë për njohjen e një gjuhe më specifike.
21-vjeçari, gjatë muajve në të cilat qëndroi në koma në një spital të Melburnit, ishte nën kujdesin e një infermiere kineze, që me sa duket, komunikonte me infermiere të tjera bashkëkombëse brenda dhomës, gjatë shërbimit që i bënte studentit.
Mjekët dhe ekspertët janë të paaftë të gjejnë një shpjegim shkencor, mbi mënyrën se si truri i McMahon ka përthithur gjuhën e panjohur më parë, porsi një i sapolindur.