
Përplasjet në veri/ Shtëpia e Bardhë del me thirrjen e fortë për Kosovën dhe Serbinë

03 Qershor 2023

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

E preferuara e SHBA, ja kush është kandidatja që mund të drejtojë NATO-n pas Jens Stoltenberg

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Maj 2023

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është listuar si një nga pretendentet favorite për të udhëhequr NATO-n pas një ftese për të vizituar Shtëpinë e Bardhë. Uashingtoni njoftoi se presidenti Joe Biden do të presë Frederiksen gjithashtu muajin e ardhshëm, duke nxitur dyshimet se SHBA do të mbështesë kandidaturën e lideres daneze për kreun e NATO-s, i cili tradicionalisht ka qenë “post i europianëve”, por kërkon bekimin e Uashingtonit. Sekretari aktual i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, do të largohet nga posti në fund të shtatorit, megjithëse është e mundur që ai të qëndrojë edhe për disa muaj të tjerë nëse udhëheqësit e aleancës nuk mund të bien dakord për një zëvendësim. Udhëheqësi danez duket se plotëson disa kushte. Aleatët po kërkojnë një politikan që ka mbajtur postin e kreut të një qeverie dhe duke qenë se të gjithë shefat e mëparshëm të NATO-s kanë qenë burra, këtë herë preferohet një kandidate femër. Në të njëjtën kohë, Danimarka shihet si një vend “i ekuilibruar” brenda aleancës, një mbështetëse e fortë e Ukrainës, por megjithatë jo aq e ashpër sa disa vende në krahun lindor. Danimarka e ka mbajtur edhe më herët këtë post, pasi ish-kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s midis vitit 2009 dhe 2014. “Jo të gjithë aleatët mund të jenë të lumtur të shohin një kandidat tjetër nga një vend nordik,” tha një diplomati europiano-perëndimor. Danimarka gjithashtu ka mbetur prapa në shpenzimet e saj të mbrojtjes, një çështje që mund të shqetësojë disa kryeqytete europiane. Vetë kryeministrja daneze ka këmbëngulur majin e kaluar se ajo nuk është kandidate, megjithatë kjo mund të vendoset në samitin e Vilnius në muajin korrik.
Më të lexuarat


Tjetër aksident fatal, dy viktima, mes tyre edhe një 15-vjeçare

Aktori i famshëm dënohet me 30 vite burg, zbardhet dy akuzat e rënda

Analiza e VOA: Si ka mbajtur presidenti Erdogan një kontroll të ngushtë mbi pushtetin në Turqi

Përfshihet nga flakët pallati, raportohet një i vdekur dhe 17 të plagosur

Tragjedi në Indi, përplasen dy trena, raportohet numri i viktimave

Lajm i zi për botën e muzikës/ Me mbi 200 milionë disqe të shitur, ndahet nga jeta kompozitorja e njohur (Emri)

Zelensky urdhëron rishikimin e strehimoreve ndaj sulmeve ajrore

Për herë të parë mund të shohim pamje nga Marsi në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)

Ngjarje e rëndë, gjenden mbi 40 çanta me mbetje njerëzore, dyshohet se u përkasin të rinjve të zhdukur nga një Call Center

Përplasen trenat në këtë vend, ka të lënduar
