Një burrë i ka vënë flakën vetes jashtë gjykatës në Nju Jork ku po mbahet gjyqi për ish-presidentin amerikan Donald Trump. Burri ndodhej në zonën e caktuar të protestës jashtë gjykatës.
Sipas mediave të huaja, i riu është transportuar me barelë ndërsa raportohet se ka pësuar djegie të rënda.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut është ende në vendngjarje dhe motivi i kësaj ngjarjeje është i paqartë.