Estonia ka dalë sërish në mbështetje të Ukrainës. Qeveria e Estonisë ka vendosur t’i sigurojë një paketë shtesë ndihme ushtarake. Paketa e re do të përfshijë uniforma fushore dimërore, pajisje mbrojtëse personale dhe dronë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur
“Paketa ka të bëjë kryesisht me pajisjet personale, sepse kjo është ajo që ukrainasit kërkuan në mënyrë specifike nga ne”, tha Pevkur.
Ai shtoi se Estonia tashmë e ka furnizuar Ukrainën me armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake me vlerë më shumë se 1 miliard euro që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë.