Në Pakistan, forcohet edhe më shumë roli i mashkullit në shoqëri, ku vetëm me praninë e tij një femër mund të bëjë tregti.
Liderët fisnorë dhe pronarët e dyqaneve në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, kanë vendosur që femrave të mos u lejohet tregtia pa praninë e një të afërmi mashkull.
Klerikët thanë se prania e gruas në qendrat tregtare, përhap “vulgaritet dhe i dëmton meshkujt që mbajnë muajin e Ramazanit”.