BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x
BREAKING NEWS

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe rrugën Korçë-Ersekë, zbardhet dosja e PD zyrtare me provat “përvëluese”

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy orë Ogerta Manastirliun, nga ndryshimi i kontratës koncesionare, te rritja e kostos në mënyrë abuzive për buxhetin e shtetit, ja vendimet që mund ta fundosin

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi të takojë opozitën, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta tronditëse që mësuan kur e futën në skaner pas vitit ’94, nga përplasja me senatorët e SHBA, te akuzat për luftë civile në 1997 dhe të gjitha mesazhet e fshehta të Blinken nga vizita në Tir...

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta
x

Bota

Fenomemi që shokoi botën/ Shkencëtarët japin shpjegimin për dritat në qiell pak minuta para tërmetit

Fenomemi që shokoi botën/ Shkencëtarët japin shpjegimin

"Dritat e tërmetit”, si ato që shihen në videot e kapura në momentin kur toka nisi të dridhej në Marok, datojnë shekuj më parë në Greqinë e lashtë.

Këto shpërthime drite me ngjyra të ndryshme, që u filmuan së fundmi pas tërmetit me magnitutë 6.8 në të premten e kaluar në Marok, kanë lënë pa fjalë prej kohësh shkencëtarët dhe ende nuk ka konsensus mbi atë që i shkakton ato.

“Megjithatë, mbeten padyshim reale,” thotë  John Derr, gjeofizikan në pension i cili ka punuar në Shërbimin Gjeologjik të SHBA.  Ai është bashkëautor i disa punimeve shkencore mbi dritat e tërmetit, ose EQL.

“Të shohësh EQL varet nga errësira dhe faktorë të tjerë favorizues,” shpjegoi ai.

Ai tha se videoja e fundit nga Maroku e shpërndarë në internet ngjante me dritat e tërmetit të kapura në kamerat e sigurisë gjatë një tërmeti të vitit 2007 në Pisco, Peru.

Juan Antonio Lira Cacho, profesor i fizikës në Universidad Nacional Mayor de San Marcos në Peru dhe Universitetin Katolik Papnor të Perusë, i cili ka studiuar fenomenin, thotë se përdorimi i gjerë i kamerave të sigurisë e ka bërë më të lehtë studimin e dritave të tërmetit.

“Dyzet vjet më parë, ishte e pamundur,” tha ai. “Nëse do t’i shihje, askush nuk do ta besonte atë që kishe parë.”

Dritat e tërmetit marrin forma të ndryshme
Dritat e tërmetit mund të marrin disa forma të ndryshme. Ndonjëherë ato mund të duken të ngjashme me vetëtimat e zakonshme, ose mund të jenë si një brez i ndritshëm në atmosferë i ngjashëm me aurorën polare.

Studiuesit kanë zbuluar se rreth 80% e dukurive të tilla, të studiuara kanë ndodhur në tërmete me magnitudë më të madhe se 5.0.

Në shumicën e rasteve, fenomeni u vëzhgua pak para ose gjatë ngjarjes sizmike dhe ishte i dukshëm deri në 600 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Shkaqet e mundshme të dritave të tërmetit

Friedemann Freund, bashkëpunëtor i Derr dhe profesor ndihmës në Universitetin e San Jose ka dalë me një teori për dritat e tërmetit.

Ai shpjegon se kur disa defekte ose papastërti në kristalet në shkëmbinj vihen nën stres mekanik, si për shembull gjatë ngritjes së streseve tektonike para ose gjatë një tërmeti të madh, ato çahen menjëherë dhe prodhojnë energji elektrike.
Shkëmbi është një lloj izoluesi që, kur stresohet mekanikisht, bëhet gjysmëpërçues, tha ai.