Mesazhe urimi mbërritën nga e gjithë bota për lindjen e djalit të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, i treti në linjën e fronit britanik. Me mijëra dashamirës të prindërve të rinj, zbritën në Buckingham Palace, ndërsa vetë William qëndroi në spitalin St Mary's Hospital, në perëndim të Londrës, ku kaloi edhe natën së bashku me Kate dhe të porsalindurin.
Sipas burimeve zyrtare, mbretëresha nuk do ta vizitojë stërnipin e saj në spital, por do ta shohë atë në mënyrë private kur Kate të dalë. Njerëzit po presin që çifti të vendosë për emrin e djalit të tyre, i cili do të njihet edhe si Princi i Kembrixhit.
Sipas bastexhinjve, Xhorxh është emri që ka më shumë gjasa të marrë i sapolinduri, e më pas edhe James e Alexandër.