Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë bërë prindër, ndërsa në jetë është sjellë një djalë i shëndetshëm.
Djali i Princit Uilliam dhe Kejt Midëllton, erdhi në jetë në orën 16:23 me orën lokale dhe peshon 3.63 kg.
Ai do të jetë i treti në radhë, për të marrë kurorën mbretërore. Pallati mbretëror dha lajmin për lindjen e fëmijës mbretëror.