Një 28 vjeçare ka gjetur vdekjen pas ndërhyrjes së dytë të injeksioneve, për të përmirësuar të pasmet. Janë dashur vetëm 10 orë që të resë Suyima Torres ti ndalë zemra, pasi nuk përballoi dot këtë ndërhyrje, për të cilën hidhen dyshimet se është kryer nga mjekë të palicensuar.
Policia amerikane në Florida ka nisur hetimet për vdekjen e Suyima Torres, e cila shkoi në një qendër estetike në Miami, por gjeti vdekjen. 28 vjeçarja ka paguar më shumë se 3 mijë dollarë për seancën e dytë të injeksioneve, por gjeti vdekjen 10 orë më vonë.
Nga ana e hetimeve rezulton se personi i cili i kishte bërë injeksionet, pretendonte se ishte një mjek nga Venezuela, por nuk është identifikuar ende. Nga ana e autoriteteve ka nisur puna për mbylljen e kësaj qendre, pasi mendohet se aty punonin mjekë të palicensuar.