BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Bota

Holanda jep vendimin e rëndësishëm, "krisje" mes Bullgarisë, kritikohet vendimi

Holanda jep vendimin e rëndësishëm, "krisje" mes

Qeveria e Bullgarisë ka kritikuar vendimin e Holandës për të bllokuar këtë shtet të Bashkimit Evropian që të anëtarësohet në Zonë Schengen, ku bëhet lëvizja pa pasaporta, duke e cilësuar si akt “cinizmi”. Qeveria e kryeministrit holandez, Mark Rutte, më 2 dhjetor njoftoi se pajtohet që Rumania dhe Kroacia t’i bashkohen Zonës Schengen, por do të bllokojë anëtarësimin e Bullgarisë. Holanda tha se vetoja ndaj Bullgarisë vjen për shkak të dështimit të Sofjes që të arrijë rezultate të kënaqshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Ministrat e Drejtësisë të BE-së do të vendosin për pranimin në Schengen të Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë gjatë takimeve që do të zhvillojnë më 8 dhe 9 dhjetor. Pranimi i anëtarëve të rinj në Schengen kërkon miratim unanim.

“Në vend të solidaritetit evropian, Bullgaria po pranon cinizëm”, tha presidenti bullgar, Rumen Radev.

“Përpjekjet tona nuk duhet të neglizhohen. Përpjekjet tona nuk meritojnë fyerje”, tha ministri i Brendshëm bullgar, Ivan Demerdzhiev.
“Holanda nuk ka të drejtë që të mos na do ne në Schengen. Mënyra se si e bën këtë është absolutisht e papranueshme, pa bazë politike dhe e jashtëligjshme”, tha ministri bullgar i Drejtësisë, Krum Zarkov, gjatë një prononcimi për mediat bullgare.
Radev dhe Demerdzhiev thanë po ashtu se autoritetet kufitare të Bullgarisë po bëjnë “përpjekje të jashtëzakonshme për të ofruar siguri” në kufijtë e BE-së. Ministri i Jashtëm i Holandës, Wopke Hoekstra, tha më 2 dhjetor se “është shumë herët” që të ndryshohet pozicioni i shtetit të tij karshi Bullgarisë.

Hoekstra tha se Holanda mund ta shqyrtojë këtë çështje vetëm kur të bëhet e qartë se Bullgaria ka mekanizma efektivë të sundimit të ligjit, që janë të aftë të trajtojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Austria po ashtu ka shprehur rezerva lidhur me anëtarësimin e Bullgarisë në Schengen. Kancelari Karl Nehammer tha se shteti i tij mbështet anëtarësimin e Kroacisë, por është kundër anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë. Komisioni Evropian ka thënë disa herë se Bullgaria, Rumania dhe Kroacia kanë përmbushur kriteret dhe janë të gatshme për anëtarësim në Zonën Schengen. Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje shteteve që të pranojnë këto tri vende në Schengen pa vonesa.

Zona Schengen lejon njerëzit që të lëvizin lirshëm, pa kontrolle të dokumenteve identifikuese, përgjatë kufijve të brendshëm të 26 shteteve anëtare. Katër prej anëtarëve të Schengenit nuk janë pjesë e BE-së. Bullgaria, Rumania, Kroacia, Irlanda dhe Qiproja janë të vetmet shtete të BE-së që nuk janë pjesë e Zonës Schengen, përderisa shtetet jonaëtare, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Litenshtajni janë anëtarë./REL