Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur, Charles Officer. “Daily Mail” shkruan se ai vdiq në shtëpinë e tij në Toronto. Gjithashtu bëhet e ditur se artisti gjeti vdekjen për shkak të një ataku kardiak.
Charles Officer gjithashtu luftoi më parë me një sëmundje të gjatë, megjithëse detajet nuk dihen, ndërsa në dhjetor të vitit 2022, bëri një transplant të mushkërive.
I lindur në Toronto, regjisori u bë i njohur për filmat me portretet e jetës së zezakëve kanadeze të cilat i dhanë atij vlerësime të shumta gjatë dy dekadave të fundit.
“Nurse.Fighter.Boy”, i publikuar në vitin 2009 është një ndër filmat që e bëri shumë të njohur atë, ku luan Karen LeBlanc në rolin e Jude, një nënë beqare e ve që trajtohet për sëmundjen e qelizave.
Ai vazhdoi të drejtonte filma të shumtë dhe dokumentarë që kishin në qendër historitë e zezakëve, duke përfshirë “Arratisjen e Akilla” të vitit 2020.”
Së fundmi, aktori fitoi një çmim kanadez të ekranit për regjisorin më të mirë në një serial dramatik për episodin pilot të “The Porter”.
Projekte të tjera të tij përfshinin: “Mighty Jerome” dhe “Unarmed Verses”