BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Bota

Hunter Biden del para gjykatës, djali i presidentit të SHBA-së nën akuza federale

Hunter Biden del para gjykatës, djali i presidentit të SHBA-së

Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shtetin Dellauer për një seancë përfundimtare, përpara se të nisë procesi gjyqësor ndaj tij nën akuza federale për armëmbajtje të paligjshme. Ky zhvillim vjen ndërsa babai i tij, Presidenti Joe Biden po zhvillon fushatë elektorale për t’u rizgjedhur.

Hunter Biden akuzohet se ka gënjyer lidhur me përdorimin e drogës në tetor 2018, në formularin që i duhej të plotësonte për të blerë një armë zjarri, të cilën e mbajti për rreth 11 ditë.

Ai e ka pranuar se gjatë asaj periudhe ishte nën varësinë e kokainës. Avokatët mbrojtës të tij thonë se Hunter Biden nuk ka shkelur ligjin dhe se çështja është e motivuar politikisht.

Dokumentet e gjykatës tregojnë qëndrimet e kundërta të palëve mbi provat e paraqitura mbi rastin, përfshirë të dhëna të gjetura në kompjuterin që Hunter Bideni dyshohet se e kishte lënë për riparim në një dyqan në Dellauer.

Avokatët mbrojtës vënë në pikëpyetje vërtetësinë e të dhënave të laptopit, por prokurorët thonë se nuk ka prova që të dhënat janë komprometuar dhe se një betejë e zgjatur mbi këtë çështje në gjykatë do të ishte humbje kohe sipas tyre.

Laptopi ka qenë burim polemikash për vite me radhë pasi persona të dyshuar si republikanë arritën dhe shpërndanë të dhëna personale që ndodheshin në të.

Prokurorët planifikojnë gjithashtu t’u tregojnë anëtarëve të jurisë pjesë nga një përmbledhje me kujtime të Hunter Bidenit të vitit 2021, titulluar “Gjëra të bukura”, ku ai jepte detaje mbi betejën e tij me alkoolin dhe abuzimin me drogën, pas vdekjes në vitin 2015, të vëllait të tij të madh, Beau, nga kanceri i trurit në moshën 46-vjeçare.

Avokatët mbrojtës thonë se prokurorët kanë zgjedhur ato çka u intereson nga libri dhe kërkojnë të përfshijnë gjithashtu më shumë informacione që ata vetë kanë zgjedhur.

Seanca e sotme pritet të jetë seanca e fundit paraprake përpara fillimit të procesit gjyqësor me përzgjedhjen e jurisë më 3 qershor.

Hunter Biden përballet gjithashtu me akuza federale në Los Anxhelos që lidhen me taksat dhe do të gjykohet për këtë rast në shtator. Ai akuzohet se ka dështuar të paguajë të paktën 1.4 milionë dollarë në taksa gjatë katër viteve, ndërkohë që ka patur një “mënyrë jetese ekstravagante” gjatë një periudhe në të cilën ai ka pranuar se po luftonte me varësinë ndaj drogës. Që nga ajo kohë Hunter Biden i ka paguar taksat e prapambetura.

Avokatët e Hunter Bidenit kanë nxitur, por pa sukses në të dyja rastet, që aktpaditë ndaj tij të rrëzohen. Ata kanë argumentuar, ndër të tjera, se prokurorët iu nënshtruan presionit politik për ta paditur atë, edhe pse kishin arritur më parë një marrëveshje për pranimin e fajësisë nga ana e klientit të tyre e cila më pas dështoi në gjykatë. Republikanët, mes tyre edhe zoti Trump, e kanë ironizuar publikisht marrëveshjen, duke e quajtur atë si tejet të favorshme për Hunter Biden-in.

Zoti Trump, i cili rikandidon përballë presidentin demokrat, përballet me problemet e tij ligjore. Ndaj tij janë rëndojnë katër çështje penale.

Hetimi i gjatë federal ndaj djalit të presidentit u duk se po shkonte drejt fundit pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë vitin e kaluar, por ajo dështoi pasi një gjykatës ngriti pikëpyetje lidhur me të. Më pas ndaj Hunter Bidenit u ngritën zyrtarisht akuza.

Sipas marrëveshjes, Hunter Biden do të kryente për dy vjet shërbim prove, pasi u vetëdeklarua fajtor për akuzat për kundërvajtje tatimore. Marrëveshja parashikonte gjithashtu që ai të mos ndiqej penalisht për akuzat për armëmbatje, nëse do t’u qëndronte larg problemeve. /VOA