BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Bota

Izraeli vrau shtatë punonjës humanitarë në Gaza, Netanyahu “justifikohet”: U goditën pa dashje, gjëra që ndodhin në luftë

Izraeli vrau shtatë punonjës humanitarë në Gaza, Netanyahu

Izraeli pranon fajin për sulmin në Gaza që vrau 7 punonjës të një organizate humanitare që shpërndante ushqim. Kryeministri i shteti hebre, Benjamin Netanjahu, që la spitalin pas një ndërhyrjeje, e përshkroi ngjarjen tragjike, që u mori jetën dhe disa shtetasve nga Polonia, Britania, Amerika dhe Australia, si një incident të paqëllimshëm.

“Fatkeqësisht, në ditën e fundit ishte një rast tragjik ku forcat tona bombarduan pa qëllim njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazë. I ka lufta këto. Ne po shqyrtojmë rastin dhe jemi në kontakt me qeveritë e viktimave dhe do të bëjmë gjithçka për tu siguruar se nuk do të ndodhë më kurrë”, tha Benjamin Netanjahu, kryeministër i Izraelit.

Pas sulmit, pranë spitalit Al Shifa, Kuzhina Qendrore Botërore njoftoi se ka pezulluar operacionet dhe se do të marrë një vendim në të ardhmen. Gjithashtu shpreh një shok të madh pasi veprimet e ndihmësve humanitare ishin të koordinuara me ushtrinë izraelite.

Një valë e madhe reagimesh kanë pasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shprehin pikëllim për humbjen e jetëve të pafajshme. Australia dhe shtetet amtare të personelit humanitar të vrarë në Gaza kërkuan sqarime të menjëhershme për ngjarjen tragjike nga Izraeli. Ndërkohë, Tel Avivi nuk tërhiqet nga veprimet e fundit për të sulmuar dhe shtetet fqinje, pavarësisht kërcënimit të Iranit se do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit në Damask të Sirisë.

“Aktualisht jemi në një luftë në fronte të shumta, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne shohim prova të kësaj çdo ditë. Ne operojmë kudo, çdo ditë, në mënyrë që të parandalojmë që armiqtë tanë të marrin fuqi. Ua bëjmë të qartë çdokujt që operon kundër nesh, në mbarë Lindjen e Mesme, se çmimi për një veprim kundër Izraelit do të jetë shumë I lartë”, tha Yoav Gallant, ministër i Mbrojtjes i Izraelit.

Sulmi izraelit në Siri nuk është parë me sy të mirë nga aleatët e shteti hebre, ndërsa Rusia, Kina dhe vende të tjera e konsideruan një shkelje të sovranitetit.

 

Më të lexuarat