Sipas një studimi mjekësor 20-vjeçar nga Universiteti i Utah (SHBA), çiftet që nuk zihen, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë se ata që grinden rregullisht me njëri-tjetrin.
Mesa duket, ekonomia zë vendin e parë për një debat të nxehtë mes palëve, e kjo rëndon shëndetin. Gjatë dy dekadave, kërkuesit shkencorë kanë ndjekur rreth 1700 çifte të martuar, duke matur shëndetin e tyre fizik dhe duke marrë përgjigjet e tyre mbi cilësinë e jetës së tyre.