Një 25 vjeçare italiane ka humbur jetën tragjikisht, pas një ndërhyrje për të humbur në peshë. Ngjarja ka ndodhur në Napoli të Italisë, në spitalin Federico II, ku Laura Cavuoto, nga Benvenuto, ka humbur jetën pak orë pas operacionit.
Ky operacion synonte ngushtimin e stomakut, për të humbur në peshë. Lidhur me këtë ngjarje, babai i 25 vjeçares ka denoncuar klinikën ku vajza ka kryer ndërhyrjen, prej ku vijojnë hetimet për të zbuluar çfarë ka ndodhur.