Policia braziliane njoftoi të martën se kishte çmontuar një bandë që pastronte rreth 900 milionë euro nga shitja e kokainës te kartelet në Meksikë dhe vende të tjera. Autoritetet thanë se banda ishte e përfshirë në pastrimin e parave të fituara nga trafikantët brazilianë të cilët transportonin kokainë nga Bolivia dhe Kolumbia në vendet e Amerikës Qendrore, si dhe destinacione të tjera, përfshirë Evropën.
Policia sekuestroi 35 makina dhe 12 avionë, përfshirë një avion privat Embraer Phenom me vlerë 6.5 milionë euro. Pak orë më parë, Policia Federale e Brazilit kishte proceduar në operacionin Narcopesca, i cili heton një organizatë kriminale aktive në transportin e ngarkesave të mëdha droge me anije peshkimi, me destinacion Evropën dhe Afrikën. Hulumtimi u mbështet nga Shërbimi Federal i të Ardhurave dhe Marina Braziliane.
Në këtë fazë të dytë, oficerët e policisë federale ekzekutuan urdhër-arrest parandalues dhe kontrolle dhe sekuestrime, përveç sekuestrimit të aseteve, automjeteve, anijeve dhe ngrirjes së llogarive bankare të personave fizikë dhe juridikë.
Gjatë hetimeve u vërtetua përfshirja e kësaj organizate kriminale në transportin e afërsisht 4.6 tonë kokainë që do të shkonte në Europë dhe 3 tonë hashash që do të vinte në Brazil. Hetimet për Operacionin Narcopesca nisën si rezultat i informacioneve të marra pas nisjes së Operacionit Hinterland, i cili u zhvillua më 31 mars 2023, me synimin për të shtypur trafikun transnacional të drogës, nga deti, nga Amerika e Jugut në Evropë.
🚨✈️ #OPERAÇÃOPF | PF faz operação em 7 estados contra organização criminosa que praticava crimes de lavagem de dinheiro, falsidade material e ideológica. Foi identificado transações suspeitas com movimentação de mais de R$ 5,5 bilhões, decorrentes de atividades ilícitas. 80… pic.twitter.com/QBO7g7ZBCr
— Polícia Federal (@policiafederal) July 2, 2024