Kompania turistike OceanGate Expeditions tha se beson se pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses “Titan” kanë vdekur. Me kalimin e orëve shpresat për gjetjen e tyre janë shuar pothuajse totalisht, duke u shprehur ngushëllimet familjeve.
“Ne tani besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, kanë humbur fatkeqësisht. Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe çdo pjesëtar të familjeve të tyre”, thuhet në deklaratë.
Kompania ka falënderuar të gjithë punonjësit që kontribuuan në operacionin për gjetjen e tyre, ndonëse pa sukses.
“Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtueshme për punonjësit tanë të përkushtuar, të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje. E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që përshpejtuan burime të gjera dhe kanë punuar kaq shumë në këtë mision. Ne e vlerësojmë angazhimin e tyre për të gjetur këta pesë eksplorues, dhe ditët dhe netët e tyre të punës së palodhur në mbështetje të ekuipazhit tonë dhe familjeve të tyre.