Lidhur me një rast të korrupsionit politik që lidhet me kohën e tij në qeverisje, një ish-ministër italian i Financave është dënuar sot me gati dhjetë vjet burg. Ottaviano Del Turco, ishte burgosur për një muaj dhe detyruar që të jap dorëheqje si guvernator i rajonit të Abruzzo-s në vitin 2008, pasi një biznesmen i ka rrëfyer prokurorëve se kishte paguar Turcon me mbi 6 milionë euro.
Një gjykatë në Pescara, shpalli Del Turco-n fajtor për korrupsion dhe disa vepra tjera kriminale.
Ai u dënua me nëntë vjet e gjashtë muaj burg, 3 milionë euro gjobë, sikundër i është ndaluar që të ushtrojë çfarëdo funksioni publik. Del Turco, për gazetën lokale Il Centro, ka thënë se është i pafajshëm.