BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Bota

“Kosova iu mor Serbisë”/ Deputetja shqiptare në Kroaci reagon ashpër ndaj deklaratave të presidentit Millanoviç

“Kosova iu mor Serbisë”/ Deputetja shqiptare në Kroaci

Deklarata e presidentit kroat Zoran Millanoviç, i cili deklaroi se Kosova i është marrë Serbisë, ka nxitur reagime të shumta.

Mes tyre ka qenë edhe ajo e deputetes shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila në një postim në Facebook ka deklaruar se procesi i pavarësisë së Kosovës ka qenë i njëjtë me atë të Kroacisë.

Reagimi i plotë:

Si deputete, ndër të tjera dhe përfaqësuese e pakicës shqiptare në Parlamentin kroat, kam nevojë t’i referohem kësaj deklarate dhe të paraqes disa fakte historike.

Republika e Kosovës u krijua në procesin e shpërbërjes së RSFJ-së, e njëjtë me Republikën e Kroacisë. Është e rëndësishme të theksohet se sipas Kushtetutës së RSFJ-së, Krahina Socialiste Autonome e Kosovës ishte jo vetëm krahinë në kuadër të RV të Serbisë, por edhe element konstituiv i federatës. Edhe përfaqësuesi i Kosovës, Sinan Hasani, ka mbajtur detyrën nominale të kreut të shtetit për një vit, si kryetar i Presidencës.

Kompetencat e përcaktuara me kushtetutë, të cilat në shumë elementë ishin afër një lloj shtetësie të kufizuar, iu hoqën me dhunë Kosovës, në mënyrë që Kosova autonome të degradohej në një njësi administrative në të cilën do të kishte regjim policor dhe persekutim masiv të shumicës shqiptare.

E gjithë kjo, për shkak të rrezikut të një fatkeqësie të afërt dhe shkeljes së dispozitave të së drejtës ndërkombëtare humanitare, çoi në një ndërhyrje humanitare, e njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pikërisht në zonën e Evropës Juglindore.

Prandaj, kontestimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte sikur sot po e kontestojmë shtetësinë e Greqisë moderne (e cila u themelua në vitin 1830) ose të Bullgarisë (format e para të shtetësisë moderne të së cilës u njohën më 1878).

Ashtu siç Kushtetuta e RSFJ-së e vitit 1974 dhe aktet e tjera juridike dhe vendimmarrja demokratike e qytetarëve ishin bazë juridike dhe faktike për pavarësinë e Republikës së Kroacisë, i njëjti model u zbatua edhe në rastin e pavarësisë së Republikës të Kosovës.

Republika e Kroacisë ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe vendosi marrëdhënie diplomatike dhe politike të bazuara në partneritet, bashkëpunim dhe nxitje të vlerave evropiane.

Gjithashtu, Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm përpjekjet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin e saj në integrimet euroatlantike dhe forcimin e pozitës së saj në Evropën Juglindore.

Në dritën e gjithë këtyre marrëdhënieve, dëshiroj të theksoj forumin e parë ekonomik Kroaci – Kosovë, i cili u mbajt javën e kaluar në Prishtinë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kroacisë dhe atij të Republikës së Kosovës.

Zbatimi i suksesshëm i tij tregon drejtimin në të cilin Kosova dëshiron të shkojë drejt familjes së shteteve evropiane me mbështetjen e Republikës së Kroacisë dhe vendeve të tjera mike.

“Dy vendet tona janë të lidhura historikisht dhe politikisht. Ka ardhur koha që të lidhemi edhe ekonomikisht”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë hapjes ceremoniale të Forumit.

Ky mesazh është pikërisht ai që dua të jetë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë të përbashkët.