Një zyrtar rus thotë se Krimea është sulmuar sërish, një ditë pasi selia e flotës ruse në Detin e Zi, u godit nga raketa.
E nga ana tjetër, Ukraina pretendon se dhjetëra komandantë të lartë të marinës ruse, vdiqën ose u plagosën në sulmet pranë qytetit port të Sevastopolit një ditë më parë.
Duke iu përgjigjur këtij pretendimi, Moska përmes Ministrisë së Mbrojtjes shprehet se në fakt, pas sulmit në fjalës është zhdukur një ushtarak.
Ndërkohë, udhëheqësi i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev, i vendosur nga Rusia në Krimenë e aneksuar ka paralajmëruar sulme të tjera raketore ukrainase, pasi, sipas tij, shtabi i Flotës ruse të Detit të Zi është në shënjestër, shkruan AlJazeera.
Përmes një teksti në Telegram, ai shkruan:
“Kujdes! Rrezik raketash! Mbyllni dritaret tuaja siç duhet dhe qëndroni larg tyre.”
Ai gjithashtu u kërkoi udhëtarëve që të dalin nga makinat dhe transporti publik dhe të kërkojnë strehim në një vend të sigurt.