
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Lajm i mirë për shqiptarët/ Gjermanisë i duhen 400 mijë punëtorë në vit, ja çfarë pritet

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Shkurt 2023

Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles shpreh dyshime për suksesin e ligjeve gjermane të imigrimit. Kohët e gjata të pritjes për vizë në konsullata krijojnë disavantazhe kundrejt vendeve të tjera.
Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në suksesin e ligjeve për imigrimin. Nahles tha për gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung", se "nuk është e bindur, që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore". Socialdemokratja theksoi, se ka ende shumë pika të vështira për t'u kaluar. Problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane.
Për shkak të ndryshimit demografik, Gjermanisë i mungojnë qindra mijëra punëtorë, sipas mendimit të ekspertëve. Që tani ka ngushtica të mëdha në sektorin e edukatoreve dhe punonjësve socialë, por edhe në kujdesin shëndetësor. Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400.000 forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës.
Nahles ka kritikuar konsullatat gjermane për pritjet disa mujore të emigrantëve potencialë për punë. "Ky është një diavantazh i ndjeshëm konkurrence kundrejt vendeve të tjera, në një kohë që ne me gjuhën tonë të komplikuar, jemi gjithsesi në disavantazh me vendet e botës anglishtfolëse." Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës propozon që për të përshpejtuar procedurat tek përfaqësitë jashtë të sqarohen vetëm çështjet që lidhen me sigurinë. Sipas Nahles "forcat e punës mund të vijnë në Gjermani dhe çështjet e tjera ligjore të sqarohen këtu."
Duke iu referuar zyrave për të huajt, Nahles mori si shembull disa lande si Bavaria apo landi Saar që kanë krijuar pika qendrore të landit për punëtorët e huaj. "Këto rrugë mund t'i përshkojnë edhe lande të tjera.". Përveç kësaj Gjermania duhet të bëjë publicitet në mënyrë aktive jashtë vendit. Kjo nuk është detyrë e Agjencisë Federale të Punës, tha Nahles, për këtë as nuk kemi personel. Kabineti qeveritar gjerman miratoi në fund të nëntorit projektdraftin për ligjin e imigrimit të fuqisë punëtore. Ai parashikon ndër të tjera "kartën e shanseve", me të cilat mund të udhëtojë në Gjermani fuqi punëtore putenciale, pa paraqitur një kontratë pune nga jashtë. Përtej kësaj do të ulen kriteret për lartësinë e rrogës dhe do të lehtësohet njohja e kualifikimeve të huaja./ DW
Më të lexuarat


Takimi i Putinit me Xi Jinping, vjen reagimi i menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë

Eksperti tregon a do të arrestohet Putin nëse shkel në një nga vendet anëtare të Gjykatës

Lufta në Ukrainë/ Putin merr goditjen e fortë në Kiev, vritet bashkëpunëtori i tij dhe kreu i qendrës së paraburgimit në Kherson

Macron i ‘mbijeton’ mosbesimit, merret vendimi për reformën e pensioneve në Francë

Plani i qeverisë britanike për depërtimin e refugjatëve të paligjshëm në Ruanda, çudit me deklaratën Suella Baverman: Kjo marrëveshje është një bekim!

Futbollisti i njohur rrezikon mbi 3 vite burg, zbulohet arsyeja e rëndë

Sulm me armë në një shkollë, plagosen dy nxënës

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet vërtet? Ja disa nga skenarët

Lajm i trishtë/ Humb jetën kitaristi i njohur (EMRI)

Urdhër-arresti ndaj Putinit, Rusia bën lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë
