BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x

Bota

“Lapsusi” i liderit izraelit në OKB/ Netanyahu kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por tërhiqet shpejt. Ja sqarimi nga zyra e tij

“Lapsusi” i liderit izraelit në OKB/ Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të premten në Kombet e Bashkuara e paralajmëroi Iranin se përballet me “kërcënim bërthamor”, por zyra e tij reagoi shpejt duke e cilësuar këtë si rrëshqitje goje.

Netanyahu, i cili e ka përdorur vazhdimisht skenën në OKB për të bërë paralajmërime të errëta për Teheranin, pushoi shkurtimisht gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme kur u duk sikur po kërcënonte me sulm bërthamor nëse Teherani e krijon bombën e vet bërthamore.

“Mbi të gjitha-mbi të gjitha- Irani duhet patjetër të përballet me kërcënim të besueshëm bërthamor. Sa të jem unë kryeministër i Izraelit, do të bëj gjithçka në fuqinë time për të mos e lejuar Iranin të ketë armë bërthamore”, tha Netanyahu.

Zyra e tij reagoi shpejt dhe tha se Netanyahu e kishte bërë një lëshim në fjalim dhe se në tekstin e tij të parapërgatitur shkruhej “kërcënim të besueshëm ushtarak” e jo “kërcënim të besueshëm bërthamor”.

“U lexua gabimisht si kërcënim i besueshëm bërthamor. Kryeministri i qëndron tekstit origjinal të fjalimit”, tha zyra e kryeministrit izraelit.

Izraeli ka program shumë të njohur por të padeklaruar bërthamor. Besohet se nga janari Izraeli ka një depo me 90 koka bërthamore, sipas Institutit Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm.

Teherani, ndërkohë, e mohon se synon të ketë bombë bërthamore, por i ka shkelur limitet e pasurimit me uranium të cilat u vendosën ndaj tij në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më 2015, nga e cila u tërhoq ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe u rivendosën sanksione.

Richard Gowan, i cili i përcjell Kombet e Bashkuara për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se nuk është e pazakontë për liderët që t’i lexojnë gabimisht fjalimet e tyre.

Presidenti amerikan Joe Biden, në një pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të martën, paralajmëroi se dorëzimi para Rusisë në luftën kundër Ukrainës do të nënkuptonte braktisje të parimeve të Shteteve të Bashkuara, në vend se të thoshe Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është fshehtësi se Izraeli ka armë parandaluese bërthamore. Por, nuk mendoj se Netanyahu e kishte në plan reklamimin e armëve të veta bërthamore në OKB”, tha Gowan./REL/

Më të lexuarat