Volodymyr Zelensky ka njoftuar ndërtimin e një flote dronësh detarë. “Në platformën tonë për mbledhjen e fondeve United24 ne po mbledhim fonde për dronët detar. Njerëz nga 93 vende i janë bashkuar nismës sonë”, tha presidenti ukrainas i cili foli edhe për financimin e ri të dhënë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ai deklaroi se pakoja e Brukselit ka siguruar 2.5 miliardë euro, ndërsa 4.5 miliardë dollarë të tjera vijnë nga Uashingtoni. Konflikti në Ukrainë ka treguar se çfarë shërbimesh mund të kryejnë dronët e vegjël, duke përfshirë edhe kuadrokopterët për përdorim personal: si punë zbulimi, drejtim i zjarrit të artilerisë dhe shkatërrim i tankeve. Megjithatë, dronë të tillë aktualisht janë të kufizuar nga fakti se secili kërkon operatorin e vet. Në një tufë, nga ana tjetër, qindra ose mijëra dronë do të kontrolloheshin si një entitet i vetëm. “Rëndësia e tufave të dronëve është se ato mund të përdoren pothuajse për çdo mision,” thotë Zachary Kallenborn, një studiues në Shkollën e Politikave dhe Qeverisjes Schar të Universitetit George Mason. Shumë vende janë duke punuar në sisteme të tilla, duke përfshirë aty Kinën, Rusinë, Indinë, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe Izraelin, i cili në vitin 2021 u bë vendi i parë që përdori dronët në luftime. Marina amerikane ka qenë gjithmonë prijetare në këtë fushë, pavarësisht faktit se kurrë nuk është deklaruar publikisht. Dokumentet buxhetore të marra nga MIT Technology Revieë zbulojnë plane ambicioze për tufat e dronëve që do të tejkalonin çdo gjë të parë deri më sot. Ai përmban detaje mbi disa projekte që ishin të panjohura më parë dhe që prekin gjithashtu varkat me drone dhe nëndetëset me dron. Këto projekte janë kombinuar në një projekt të vetëm të quajtur “Super Swarm”.
Çfarë ndodhi? Olta Gixhari nuk i hapi telefonin, Monika Lubonja ka një mesazh për aktoren
Aktoret Monika Lubonja dhe Olta Gixhari, të njohura për miqësinë e tyre të ngushtë dhe eksperiencën e përbashkët në “Big...
Lexo më shumë