BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Bota

Lufta në Gaza del jashtë kontrollit, nis operacioni më i madh ushtarak që nga fillimi i luftës, tanket dhe avionët po shkatërrojnë gjithçka, ja pse Perëndimi refuzon ta ndëshkojë Izraelin

Lufta në Gaza del jashtë kontrollit, nis operacioni më i madh

Ka diskutime dhe përplasje për të ardhmen e pasluftës në Gaza, por konflikti është i përgjakshëm dhe pengjet janë larg çlirimit. “Gjenocidi ka arritur në një fazë të re të tmerrshme me operacionin ushtarak në Rafah”, denoncojnë përfaqësuesit e Afrikës së Jugut përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke i kërkuar Gjykatës të ndërhyjë për ndalimin e menjëhershëm të ofensivës në qytet, “në mënyrë që të mos shkatërrohet mundësia e rindërtimit të një shoqërie palestineze”. Megjithatë, mesazhi është dhënë tashmë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e përcaktoi betejën në Rafah si "vendimtare" për fushatën në Gaza, u parapri nga ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, i cili njoftoi, kundër dëshirës ndërkombëtare, se operacioni në qyteti në kufi me Egjiptin "do të intensifikohet". Ushtria tashmë ka dërguar një tjetër brigadë, ndërsa mban zi 5 ushtarë të tjerë, të vrarë nga zjarri miqësor, duke e çuar numrin total të humbjeve të shtetit hebre në Gaza në 278.

Operacioni më i madh ushtarak

Sakaq, forcat izraelite u përleshën me luftëtarët e Hamasit në rrugët e ngushta të Jabalia në Gazën veriore dje, në disa nga luftimet më të ashpra që kur u kthyen në zonë një javë më parë, ndërsa në jug militantët sulmuan tanket që grumbulloheshin rreth qytetit Rafah. Vendasit thanë se automjetet e blinduara izraelite kishin arritur në treg në qendër të Jabalia, më i madhi nga tetë kampet e refugjatëve të Gazës, dhe se buldozerët po shkatërronin shtëpi dhe dyqane ndërsa depërtonin. "Fokusi i Izraelit është tani Jabalia, tanket dhe aeroplanët po shkatërrojnë zonat e banuara dhe tregjet, dyqanet, restorantet, gjithçka. E gjithë kjo po ndodh përpara një bote dritëshkurtër," tha Ayman Rajab , i cili jeton në pjesën perëndimore të Jabalia. "Le të ketë turp bota. Ndërkohë, amerikanët do të na japin ushqim," tha Rajab, baba i katër fëmijëve, për Reuters. “Ne nuk duam ushqim, ne duam që kjo luftë të përfundojë dhe pastaj të mund ta menaxhojmë jetën tonë në mënyrë të pavarur”, shtoi ai.

Ofensiva shkatërruese

Izraeli tha se forcat e tij pastruan Jabalia muaj më parë si pjesë e një lufte të shkaktuar nga sulmet vdekjeprurëse të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, por javën e kaluar Tel Avivi njoftoi se po kthehej në Jabalia për të parandaluar kthimin e grupit islamik. Luftimet përkuan me një sulm në Rafah në skajin jugor të enklavës, afër kufirit me Egjiptin, i cili bëri që qindra mijëra njerëz të iknin nga të dy skajet e territorit njëkohësisht.  Ushtria izraelite tha në një deklaratë se trupat e saj kishin vrarë më shumë se 60 militantë në ditët e fundit dhe zbuluan një depo armësh pranë kompleksit të strehimoreve, si pjesë e asaj që e përshkroi si një "ofensivë në nivel divizioni" në Jabalia. Si rregull, një operacion divizioni përfshin disa brigada, secila me disa mijëra ushtarë, gjë që do ta bënte atë operacionin më të madh të luftës. "Edhe tani, ushtarët po shkëmbejnë zjarr me celula terroriste në zonë," tha ushtria izraelite, duke shtuar se qendra e Brigadës së 7-të "koordinoi dhjetëra sulme ajrore, eliminoi terroristët dhe shkatërroi infrastrukturën terroriste". Të paktën 35,303 palestinezë janë vrarë në luftë deri më tani, sipas shifrave nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Përplasjet në OKB

Forcat izraelite njoftuan se kishin gjetur trupat e tre pengjeve. Zëdhënësi kryesor i ushtrisë Daniel Hagari tha të premten se ata u vranë nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova dhe se trupat e tyre u dërguan në Gaza. Kryeministri Netanyahu tha se ishte "zemërthyer" me lajmin për gjetjen e trupave. Konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe Kombeve të Bashkuara është rindezur me temën: " Deri më sot nuk keni bërë asgjë për lirimin e pengjeve! Si mund të kërkoni armëpushim përpara se të bëni gjithçka për të sjellë pengjet në shtëpi? ". Kështu tha ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan , duke folur në debatin e Këshillit të Sigurimit për situatën e pengjeve në Gaza. Atmosfera e furishme në OKB, në fakt, u përkeqësua më tej pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme për të njohur Palestinën si anëtare.