Tetë palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një shkollë trajnimi pranë qytetit të Gazës që përdorej për shpërndarjen e ndihmave.
Kjo është bërë e ditur nga mediat ndërkombëtare, duke cituar burime vendase, sipas të cilave bastisja ka goditur një pjesë të një instituti profesional të menaxhuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, e cila aktualisht ofron ndihmë për familjet e zhvendosura.
Sipas ushtrisë izraelite, vendi në fakt përdorej nga militantët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik.
Ndërkohë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh se luftimet e ashpra në qytetin Rafah ‘pothuajse kanë përfunduar’.
Ai shtoi se është i gatshëm për të pezulluar luftimet në Gaza për një kohë të shkurtër në këmbim të lirimit të një numri pengjesh të mbajtur prej Hamasit që prej fillimit të luftës. Megjithatë tregoi vendosmëri për të luftuar deri në fund për arritjen e qëllimit.