PALESTINË- Të mërkurën, OKB-ja do të apelojë për 2.8 miliardë dollarë donacione për të ndihmuar popullsinë palestineze në Gaza dhe Bregun Perëndimor deri në fund të vitit 2024, njoftoi Zyra e OKB-së për Çështjet Humanitare në Territoret Palestineze.
“Sigurisht, 90 për qind është për Gazën,” tha Andrea De Domenico, kreu i Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në territorin palestinez.
De Domenico shtoi se plani fillestar kishte qenë 4 miliardë dollarë për vitin 2024, por buxheti u shkurtua duke pasur parasysh aftësinë e kufizuar të shpërndarjes së ndihmës humanitare.