BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Bota

Lufta po përhapet përtej Ukrainës, Moska “shënjestron” Italinë, ofron shumën marramendëse për vrasjen e ministrit italian, ja zbulimi i bujshëm i shërbimeve sekrete

Lufta po përhapet përtej Ukrainës, Moska

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, nga Vëllezërit Post-fashistë të Italisë, ka njoftuar se ushtria private ruse “Wagner Group” nën komandën e Yevgeny Prigozhin ka ofruar një çmim prej 15 milionë dollarësh (14.1 milionë euro) për ‘kokën’ e tij. Siç raporton Agjencia Kombëtare Italiane e Lajmeve (ANSA), pretendimi i Crosetto-s bazohet në informacionin e shërbimeve të inteligjencës italiane. Por nuk është konfirmuar as nga Wagner, as nga ndonjë burim tjetër i pavarur. Megjithatë, as nuk është mohuar. Me shumë gjasa regjimi rus dëshiron vdekjen e ministrit italian të mbrojtjes (dhe jo vetëm të tij), por nuk pritet që të pranojë se qëndron pas atentatit të porositur, dhe ka edhe më pak gjasa që të paguajë shumën e pretenduar. Në fund të fundit, regjimi i Putinit ka treguar se di të vrasë ata që e bezdisin dhe i prishin punë, brenda dhe jashtë vendit, pa asnjë kosto. Prandaj, ka të ngjarë që pretendimi për shantazh, të jetë thjesht propagandë, qoftë nga pala ruse apo ajo italiane.

Lufta hibride kundër Perëndimit

Sipas ANSA, Crosetto i hodhi këto akuza dhjetë ditë më parë, por u bënë publike vetëm të mërkurën, kur rasti u publikua nga e përditshmja italiane, Foglio. Crosetto më pas komentoi në Twitter: “Iu takon autoriteteve, atyre që merren me sigurinë e Republikës, t'i kontrollojnë, hetojnë informacionet që qarkullojnë dhe nëse është e nevojshme t’i hedhin poshtë, duke i konsideruar të pavërteta. Të flasësh publikisht për këtë nuk është e nevojshme dhe nuk i shërben askujt. Ai tha se veprimet e Grupit Wagner në Siri dhe disa vende afrikane nxisin migrimin drejt Evropës, ku e para preket Italia, ndaj shprehu dyshimin e tij, ashtu si kryeministrja Giorgia Meloni, se kjo është pjesë e strategjisë ruse për një luftë hibride kundër Perëndimit.

Rusia po krijon ‘një bombë emigrantësh’

Forcat Wagner janë akuzuar se operojnë në disa vende afrikane, duke përfshirë Libinë, Malin dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Ata gjithashtu kanë udhëhequr përpjekjen e Rusisë për të marrë qytetin ukrainas të Bakhmut, sipas Reuters. Akuza të ngjashme janë hedhur edhe nga Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, i cili u tha mediave gjatë një vizite në Izrael se është "shqetësuese" se shumë nga emigrantët që mbërrijnë në Itali vijnë nga zona "të kontrolluara nga grupi Wagner".“Si përgjigje, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, mohoi çdo përfshirje dhe duke e sharë  ministrin, rusisht.“Ne nuk jemi në dijeni se çfarë po ndodh me krizën e migracionit, nuk po merremi me të. Kemi shumë probleme tona për t'u marrë”, shtoi Prigozhin. Kryeministrja Giorgia Meloni (FDI/ECR) iu ka bërë thirrje Crosetto-s dhe disa ministrave të tjerë, që të punojnë akoma më shumë në koordinimin e flukseve të migracionit. "Sa më shumë njerëz largohen dhe përfundojnë në duart e trafikantëve cinikë, aq më shumë ka rrezik që diçka të shkojë keq: Unë nuk mendoj se kjo mund të jetë ndonjëherë mënyra e duhur, njerëzore dhe e përgjegjshme për t'u përballur me këtë," tha Meloni. Ndërsa kreu i Lega në Senat, Massimiliano Romeo, tha se “Rusia po krijon një bombë emigrantësh”.

Si po përdoret emigracionin për të përçarë Perëndimin

Rreziku i një lufte hibride që përdor si armë emigracionin e pakontrolluar ishte përmendur edhe disa muaj më parë nga Partia Demokratike e qendrës së majtë italiane. Në atë kohë, megjithatë, shumë nga e djathta e konsideron idiotësi. Sot, perspektiva afatshkurtër e rreth 680,000 emigrantëve të gatshëm për t'u larguar drejt brigjeve italiane siç pretendon inteligjenca italiane,  frikëson qeverinë dhe gjithçka befas bëhet më serioze. Crosetto tani po bën thirrje që "Bashkimi Evropian, NATO dhe Perëndimi" t'i kushtojnë më shumë vëmendje "frontit të Evropës Jugore", sepse "imigrimi i pakontrolluar dhe i vazhdueshëm krijoht në një mënyrë për të goditur Italinë dhe zgjedhjet e saj të qarta”, siç është ndihma e pakushtëzuar me Ukrainën. Dhe nëse Italia mbetet vetëm, siç paralajmëron Crosetto, "ekziston rreziku i një përçarjeje të Aleancës Atlantike".