Izraeli arriti të mbronte territorin e tij natën e 14 shkurtit, me sistemin e hekurt që i kushtoi 1.3 mld dollarë. Nga ana tjetër, Irani shpenzoi rreth 10 herë më pak për sulmin.
Mbrojtja e hekurt e Izraelit për vetëm një natë kushtoi 1.3 miliardë dollarë. Këto janë llogaritjet e bëra në lidhje me të gjitha asetet që Izraeli përdori për disa orë, e që 99% të raketave dhe dronëve që Irani lëshoi mbrëmjen e 14 marsit.
Ndërkohë, eksperti Kreshnik Osmani në një intervistë për një emision televiziv, është shprehur se Irani fitoi një lloj krenarie por humbi betejën, ndërsa sipas tij Izraeli fitoi betejën por humbi njëlloj krenarie.
“Irani fitoi njëlloj krenarie dhe humbi betejën, Izraeli fitoi betejën dhe humbi njëlloj krenarie. Irani fitoi apo u përpoq të shesë një mall të cilin nuk po ia blen askush, por sigurisht do ta amballazhojë këtë si një fitore. Kutia e Pandorës në Lindjen e Mesme është hapur. Në Lindjen e Mesme duhet të kemi parasysh se dhe këtë goditje që bëri Irani më tepër sesa për të goditur Izraelin, ishte një përpjekje e Teheranit për të shënuar Teheranin dhe Telavivin si lojtarët kryesore të Lindjes së Mesme bashkë me Turqinë.