Forcat ushtarake të Meksikës, kanë arrestuar drejtuesin e kartelit të drogës Zetas. Qeveria meksikane njoftoi se Miguel Angel Trevino Morales është zënë nga forcat e marinës, në afërsi të Nuevo Laredo, një qytet në kufi me Shtetet e Bashkuara dhe se po mbahet në paraburgim.
Zetas, që përbëhet nga ish-forca elitare ushtarake meksikane, konsiderohet si një prej grupeve më të tmerrshme dhe të fuqishme të krimit të organizuar në Meksikë, pasi njihen për prerje të kokave dhe varrje të kundërshtarëve.
Trevino Morales, që njihet si “Z-40” është gangsteri i profilit më të lartë të zënë nga autoritetet, prej nga kur presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, mori detyrën në muajin dhjetor.