BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Rajoni

Milan Radoiçiç drejt prangave, Interpol lëshon urdhër-arresti për “trurin” e sulmit në Banjskë, dhjetëra akuza rëndojnë mbi të, ja sa vite burg rrezikon krimineli famëkeq serb

Milan Radoiçiç drejt prangave, Interpol lëshon

Milan Radoiçiç duket se nuk i shpëton dot më drejtësisë. Njeriu që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, tani i ka ditët e numëruara. Interpoli ka lëshuar fletë-arresti për të sanksionuarin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, siç raportojnë mediat kosovare, lajmin  që Prishtina e ka pritur prej kohësh. Po ashtu, jo më larg se dje, u raportua se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radoiçiçit. Deri në sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës, Radoiçiçi ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, partia udhëheqëse e serbëve nga Kosova, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kur ai e pranoi përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në një letër publike më 29 shtator, ai gjithashtu njoftoi se po jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe.Lidhur me këtë ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar një ditë pas marrjes në pyetje. Megjithatë, ai nuk i shpëton dot më prangave dhe siç flitej edhe në ditët pas sulmit, për bashkim për kryerjen e veprave kriminale, prodhim, posedim, mbajtje, dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, të cilat i ngarkohen Millan Radoiçiçit, ai përballet me burgim deri në 12 vjet.

Organizimi i konfliktit

Ajo që dihet është se Radoiçiq ka siguruar armë ilegale, të cilat janë përdorur gjatë konfliktit në Banjskë. “Milan Radoiçiç akuzohet se nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator ka blerë armë, municion dhe mjete shpërthyese të fuqisë së madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat më së shpeshti i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit. në rrugën Bubanj Potok – Vërçin, dhe i cili më pas i ka transportuar dhe deponuar në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte dhe pyje të braktisura”, njoftoi Prokuroria e Lartë në Beograd më 1 tetor. Në të njëjtën ditë, nga Bosnja dhe Hercegovina është marrë njoftimi se do të kontrollojnë pretendimet se armët që kanë përfunduar në territorin e Kosovës janë blerë në Tuzla. Mohimet pasuan shpejt dhe kaq. Një sasi e madhe e armëve dhe eksplozivëve, gjykuar nga deklarata e prokurorisë, për muaj të tërë është bartur pa pengesa nëpër tre territore.

Jeta kriminale e Radoiçiç

I njohur për publikun në Serbi, por edhe për autoritetet gjyqësore serbe, kohët e fundit u bë i njohur në të gjithë rajonin. Ndaj tij dikur ishte lëshuar një urdhër-arresti për shkak të dyshimit se ishte i lidhur me vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviç, por ai u tërhoq në mars të vitit 2021 pa një shpjegim zyrtar. Radoiçiç ka qenë i njohur për autoritetet gjyqësore në Serbi që nga ngritja e aktakuzës kundër tij dhe Zvonko Veselinoviç në vitin 2011, duke i akuzuar ata për përvetësim të 32 kamionëve Hippo Alpe Adria Leasing. Ai ishte në kërkim edhe për përfshirje në rastin “Brezovica”, ndërsa dyshohej se kishte kryer veprën penale të kanosjes së dëshmitarëve gjatë procedurës penale. Në rastin e “Brezovicës”, personat akuzohen se kanë shpërdoruar pozitën zyrtare në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit në një zonë ku nuk lejohet ndërtimi. Milan Radoiçiç, së bashku me Zvonko Veselinoviçin, janë pronarë të së paku katër kompanive në Serbi.

Tentativat për arrestim

Policia e Kosovës ka tentuar dy herë të arrestojë Milan Radoiçiçin në bazë të dy fletarresteve të ndryshme, por pa sukses. Aksioni për herë të parë është realizuar më 23 nëntor 2018, me qëllim arrestimin e Radoiçiçit si i dyshuar për vrasjen e politikanit të opozitës serbe, Oliver Ivanoviç. Atëherë u arrestuan disa persona, por Milan Radoiçiç nuk ishte në banesën e tij. Vetë Radoiçiç më pas iu drejtua publikut me një deklaratë duke thënë se ai nuk kishte lidhje me vrasjen e Ivanoviçit. Prokuroria e Kosovës kishte lëshuar një urdhër për Radoiçiçin në vitin 2019 për shkak se ai ishte i lidhur me vrasjen e Ivanoviçit, por ai u tërhoq në vitin 2021 pa asnjë shpjegim. Në fillim të shkurtit 2022, Milan Radoiçiç arriti të shmangë arrestimin për herë të dytë duke u arratisur nga pika kufitare Bërnjak në veri të Kosovës.