Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s brenda dekadës së ardhshme, ka paralajmëruar ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius.
“Ekspertët tanë presin një periudhë prej pesë deri në tetë vitet e ardhshme në të cilën kjo mund të jetë e mundur,” tha ai për gazetën gjermane Der Tagesspiegel.
“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë, kështu që duhet të kemi parasysh që Vladimir Putin mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s një ditë”. Megjithatë nuk ka gjasa “për momentin”, shtoi ai.
“Ne e shohim këtë përmes sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë, së fundmi kundër miqve tanë në Baltik”, u shpreh ai.