BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Bota

Morën pjesë në homazhet për Navalnyn, mbi 100 persona përfundojnë në pranga

Morën pjesë në homazhet për Navalnyn, mbi 100 persona

Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marrë pjesë në ceremonitë për t'i dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është varrosur më 1 mars në Moskë, pas vdekjes së tij të dyshimtë më 16 shkurt në një burg në Arktik.

Navalny është varrosur në varrezat afër shtëpisë ku është rritur në Moskë, teksa dhjetëra mijëra mbështetës kanë rrezikuar që të përballen me autoritetet dhe kanë shkuar për ta nderuar jashtë kishës ku është mbajtur ceremonia lamtumirëse. Familjarët dhe ndihmësit e ngushtë janë lejuar të jenë brenda në kishë, para se ai të varrosej.

Forcat policore kanë qenë në çdo cep të rrugëve të Rusisë, dhe ndonëse nuk ka pasur raportime për incidente, më shumë se 120 persona janë ndaluar më vonë në Moskë, Shën Petersburg, Novisibirsk, Jetakerinburg dhe qytete tjera, pse kanë marrë pjesë në organizimet për të kujtuar Navalnyn.

Organizata për të drejta të njeriut First Department, ka raportuar se nëpër gjykatat në katër rajonet ruse, emri i Navalnyt është konsideruar "simbol ekstremist".

Në rrjetet sociale kanë qarkullaur fotografi të ceremonisë së zhvilluar në kishë, ndonëse aty janë ndaluar kamerat. Në to janë parë prindërit e Navalnyt afër trupit të tij, të hapur deri në kraharor, në mënyrë që pjesëmarrësit të mund ta shohin për herë të fundit.

Shumë njerëz kanë vënë lule në makinën që e ka bartur trupin e tij dhe disa janë dëgjuar duke bëtitur 'jo luftës', 'Putini është vrasës' dhe 'nuk do të të harrojmë'.

Në ceremoninë në kishë kanë marrë pjesë edhe shumë diplomatë perëndimorë që janë të angazhuar në Moskë.

"Puna e Aleksei Navalnyt e ka shpërfaqur një vizion të një ardhmeje më të mirë për Rusinë dhe gjithë rusët. Në fund, ai e ka dhënë jetën për shërbimin patriotik. Për shumë rusë, ai është simbol i asaj që mundet dhe duhet të jetë Rusia", ka thënë Ambasada amerikane në Moskë, përmes një postimi në Telegram.

E veja e Navalnyt, Yulia, e cila jeton jashtë Rusisë, për arsye të sigurisë, nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Mirëpo më vonë, ajo e ka publikuar një video shumë emocionuese, duke kujtuar momentet më të mira me burrin e saj.

"Nuk e di si të jetoj pa ty, por do të tentoj të bëj më të mirën për të të bërë të lumtur dhe krenar për mua. Nuk e di a do të mundem, por do të tentoj", ka thënë ajo, duke aluduar se do të vazhdojë vizionin e tij për demokraci dhe liri në Rusi.

Para ceremonisë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka lëshuar një paralajmërim që organizimet e paligjshme në mbështetje të Navalnyt, konsiderohen shkelje e ligjit.

Ai, po ashtu, ka thënë se Kremlini nuk e konsideron Navalnyn si politikan dhe nuk ka çfarë të thotë për familjen e tij. Gruaja e Navalnyt e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin se qëndron mbrapa vdekjes së burrit të saj.

Të njëjtin mendim ndajnë edhe disa liderë të Perëndimit, ndonëse Kremlini hedh poshtë vazhdimisht këto qëndrime. Navalny ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.