Duket se operacionet plastike i ka ndryshuar tërësisht rrjedhën e jetës dy të rinjve, të cilët pranojnë haptazi se tashmë po jetojnë një jetë normale, pa kufizime. "Ai është femër, ajo është mashkull", ndoshta mund të flasë pak më shumë, teksa kujtojmë se 17-vjeçari Arin dhe 19-vjeçarja Katie, i janë nënshtruar operacioneve për të ndryshuar gjini dhe me këtë rast, kanë ndryshuar edhe emrin.
Vetëm dy vite më parë, ai ishte një vajzë me emrin Emerald dhe ajo një djalë me emrin Luke. Arin shprehet për "The Sun": “E kam urryer gjithmonë gjoksin tim. Gjithmonë kam menduar se nuk duhet ta kisha.
Tani ndihem shumë rehat me trupin tim dhe mund të bëj gjëra meshkujsh pa më parë njerëzit shtrembër.” Dy të rinjtë nga SHBA, janë njohur para dy vitesh në një terapi grupi për adoleshentët transeksualë dhe tashmë janë të lidhur si një çift normal.