Një i sëmurë mendor në Itali, ka shokuar mbarë opinionin publik, ndërsa ka vrarë nënën e tij të moshuar dhe më pas e ka prerë në copa për ta gatuar. Makabriteti nuk ka kufi dhe se askush nuk mund të gjejë fjalë për ta përshkruar këtë ngjarje, të denjë për një film horror. 45 vjeçari, pasi ka vrarë nënën e tij 70 vjeç, me anë të një sharre i ka prerë disa pjesë të trupit dhe i ka futur në frigorifer.
Disa pjesë të tjera të trupit të të moshuarës janë gjetur nga policia në një zgarë, ku dyshohet se autori i aktit makabër do ti piqte. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane dhe kjo ngjarje është zbuluar pas një telefonate anonime, e cila sinjalizonte rrjedhjen e gazit nga apartamenti i familjes.
I sëmuri mendor është gjetur nga agjentët e policisë në shtratin e tij, tërësisht nudo. Mediat italiane shtojnë më tej se disa pjesë të trupit të 70 vjeçares janë gjetur në dyshemenë e banjës së shtëpisë, ndërsa në sobën elektrike të kuzhinës, ishin vendosur zorrët dhe pjesë të tjera të brendshme. Lidhur me këtë tragjedi, prokuroria lokale ka hapur një hetim mbi 45 vjeçarin.