Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka bërë me dije dorëheqjen e tij të menjëhershme nga Këshilli Kushtetues, kjo për të "rigjetur lirinë e fjalës".
"Pas vendimit të Këshillit Kushtetues dhe përballë gravitetit të situatës dhe pasojave që janë në dukje për opozitën dhe për demokracinë, Nicolas Sarkozy, jep dorëheqjen e menjëhershme nga Këshilli Kushtetues, me qëllim rigjetjen e lirisë së fjalës", thuhet në komunikatë.