BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Bota

OBSH publikon shifra alarmante: 10 mijë njerëz vdesin çdo ditë nga sëmundjet e zemrës, reduktoni kripën

OBSH publikon shifra alarmante: 10 mijë njerëz vdesin çdo

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në ditë, ose katër milionë në vit.

Per këtë arsye OBSH po u kërkon evropianëve të reduktojnë konsumimin e kripës.

“Zbatimi i politikave të synuara për të reduktuar konsumin e kripës me 25% mund të shpëtojë rreth 900,000 jetë nga sëmundjet kardiovaskulare deri në vitin 2030,” tha në një deklaratë Hans Kluge, drejtori i degës së OBSH-së në Evropë.

Në Evropë, një në tre të rritur midis moshës 30 dhe 79 vuan nga hipertensioni, shpesh për shkak të konsumit të kripës, raportoi AFP. Ndërkohë, 51 nga 53 vendet në rajonin evropian të OBSH-së kanë një konsum mesatar ditor të kripës mbi maksimumin e rekomanduar të organizatës prej pesë gramë, ose një lugë çaji.

Kjo është kryesisht për shkak të ushqimeve dhe sidomos ushqimeve të përpunuara.

“Konsumi i lartë i kripës rrit presionin e gjakut, i cili është një faktor rreziku kryesor për sëmundjet kardiovaskulare, si sulmet në zemër dhe goditjet në tru”, tha OBSH.

Pothuajse të gjitha vendet në Rajonin Evropian (52 nga 53) kanë një konsum mesatar ditor të kripës mbi nivelin maksimal të rekomanduar të OBSH-së prej 5 g (rreth një lugë çaji) në ditë.

Konsumi i tepërt i kripës është shkaku kryesor i hipertensionit dhe, më pas, i vdekjeve nga sulmet në zemër, goditjet në tru dhe sëmundje të tjera kronike. Ushqimet e rrugës *fast food*  dhe ushqimet e përpunuara janë shpesh shkaktarët  kryesorë.

Presioni i lartë i gjakut është faktori kryesor i rrezikut për vdekjet  Rajonin Evropian, duke shkaktuar pothuajse një të katërtën e vdekjeve dhe 13% të paaftësisë. Zakonisht nuk ka simptoma dhe nëse mbetet i pakontrolluar mund të ketë pasoja potencialisht shkatërruese si sulmet në zemër dhe goditjet në tru. Rajoni i Evropës ka prevalencën më të lartë të presionit të gjakut në botë.

Sipas raportit të OBSH-së në Evropë, burrat në rajon kanë pothuajse 2.5 herë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare sesa gratë.

Për më tepër, probabiliteti për të vdekur të rinj (30-69 vjeç) nga sëmundjet kardiovaskulare është gati pesë herë më i lartë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore krahasuar me Evropën Perëndimore.