BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Bota

OKB bën thirrje për dhënien fund të “shtypjes” së zërave të pavarur në Rusi

OKB bën thirrje për dhënien fund të “shtypjes”

Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara bëri thirrje për dhënien fund të “shtypjes së zërave të pavarur” në Rusi dhe shprehu shqetësime lidhur me “përndjekjen” e liderit opozitar, Aleksei Navalny, i cili vdiq në një burg rus në Arktik muajin e kaluar.

Volker Turk po ashtu foli për dhjetëra konflikte në mbarë botën, për shkeljet e gjëra të ligjeve për të drejtat e njeriut që po prekin miliona persona dhe për zhvendosjen e popullatës për shkak të luftës. Situata, tha ai, mund të përshkallëzohet në vendet sikurse në Lindjen e Mesme, Bririn e Afrikës dhe Sudan.

“Shumë rrallë njerëzimi është përballur me kaq shumë kriza spirale”, tha ai para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.

Duke folur për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Rusi nga 15 deri më 17 mars, Turk tha se autoritetet ruse “kanë intensifikuar edhe më shumë shtypjen ndaj zërave kundërshtues”, duke përmendur rastin se si disa kandidatëve “që janë ndaluar të marrin pjesë në garë për shkak të pretendimeve për parregullsi administrative”.

Ai tha se vdekja e Navalnyt në një burg rus “shton shqetësimet e mia serioze lidhur me përndjekjen e tij”, duke përmendur se si mijëra politikanë, gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, avokatë dhe të tjerë përballen me akuza penale apo administrative “vetëm se kanë shprehur mendimin e tyre në rrjetet sociale”.

Komisionari i OKB-së bëri thirrje për rishikim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha rasteve të njerëzve në Rusi që janë arrestuar për shkak se kanë ushtruar të drejtat e tyre themelore dhe “dhënien menjëherë fund të shtypjes së zërave të pavarur dhe profesioneve ligjore që ata përfaqësojnë”.

“E ardhmja e shtetit varet nga krijimi i një hapësire”, tha ai.

Zgjedhjet presidenciale të marsit pritet të fitohen nga presidenti aktual rus, Vladimir Putin, duke i dhënë atij edhe një mandat në pushtet deri të paktën në vitin 2030.REL

 

Më të lexuarat