Pas 9 orësh operacion, vogëlushi 2 muajsh nga Namibia, i lindur me 4 këmbë është në gjendje të mirë shëndetësore. Andrew Palismwe i është nënshtruar një operacioni të vështirë, me anë të cilit i janë hequr me sukses dy gjymtyrët e tepërta.
Fëmija lindi më 6 prill me dy këmbë shtesë në pjesën poshtë stomakut dhe mendohet se kjo ka ndodhur për shkak të një binjaku të pazhvilluar.
Tashmë djali po i përgjigjet mjaftë mirë mjekimit, ndërsa operacioni është realizuar falë fondeve të qeverisë.