Një prej studiuesve më të njohur të stuhive në botë ka humbur jetën bashkë më të birin, në stuhinë që goditi El Reno, në Oklahoma. Tim Samaras, 55 vjeç, kaloi 20 vitet e fundit duke studiuar dhe parashikuar se ku mund të binte një tornado.
"Të dhënat nga sonda na ndihmojnë të kuptojmë dinamikën e një tornado dhe se si ato formohen", tha ai për "National Geographic". "Ne mund të bëjmë parashikime më të sakta dhe më në fund t'i japim popullit paralajmërime për shpëtimi", është shprehur ai.